Alpinizmi në zi, humb jetën Nirmal Purja, alpinisti i rekordeve

Frika më e keqe u konfirmua. Nirmal Purja, alpinisti nepalez i cili u bë i famshëm pasi ngjiti 14 majat më të larta të tokës në 190 ditë, ndërroi jetë në Broad Peak (8,047 metra).
Ekspedita në të cilën ai bënte pjesë, së bashku me nëntë alpinistë të tjerë, “u varros” nga një ortek të enjten e kaluar, më 30 korrik, në një lartësi prej afërsisht 6,600 metrash, ndërsa udhëtonte nga Kampi 2 në Kampin 3.
Sipas një njoftimi nga qeveria rajonale ekipet e shpëtimit gjetën dy trupa dhe mbetjet e një të treti gjatë operacioneve të kërkimit që filluan të premten në mëngjes.
Viktimat e identifikuar ishin Pur Bahadur Gurung nga Nepali, Nadhira Al Harthy (gruaja e parë omane që ngjiti majën e Everestit) dhe amerikania Sarah Mallory.
Purja ishte një fenomen i këtij sporti pasi në 190 ditë arriti që të ngjitej në 14 majat (secila mbi 8000 metra mbi nivelin e detit) më të larta të globit. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




