Ambasada e SHBA uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit nëpërmjet mesazhit presidencial: Periudhë përkushtimi!

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Me një postim në rrjetin social Facebook, teksa shpërndan mesazhin presidencial ambasada shkruan se çdo Ramazan përfaqëson një periudhë përkushtimi ndaj ripërtëritjes shpirtërore, meditimit reflektues dhe vlerësimit për bekimet e panumërta të Zotit.
“Sot, u dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të mira të gjithë atyre që festojnë Ramazanin. Çdo Ramazan përfaqëson një periudhë përkushtimi ndaj ripërtëritjes shpirtërore, meditimit reflektues dhe vlerësimit për bekimet e panumërta të Zotit.” – Mesazhi Presidencial për Ramazanin”, thuhet në postimin e ambasadës.
Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit, një periudhë e cila është e mbushur me reflektim shpirtëror, solidaritet, begati dhe mundësi për mirëkuptim me njëri-tjetrin. Ramazani, që është një nga pesë shtyllat e Islamit, shënon muajin e nëntë në kalendarin islamik dhe është një kohë e shenjtë për agjërim, lutje dhe dhurim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




