Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Rubios: SHBA e palëkundur në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

Aktualitet | 1 vit më parë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e Sekretarit Marco Rubio, i cili thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të vendit.

“Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës,” thekson Rubio.

Më tej, Rubio përmend dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të SHBA-së si një hap konkret në këtë drejtim, si dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza, që sipas tij, janë shembuj të ruajtjes së standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme