Ambasadorët gjermanë mblidhen në Berlin, Merz e Wadephul përmendin Ballkanin Perëndimor si prioritet të qartë

Në Berlin, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryediplomati Johann Wadephul, kanë mbledhur përfaqësuesit diplomatikë të tyre nëpër botë, shkruan Gazeta Express.
Ambasada gjermane në Kosovë ka publikuar pjesë të fjalimeve që janë bërë nga Merz dhe Wadephul, e ku rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Kosovës, duke u cilësuar si një rajon që mbetet një prioritet i qartë për politikën e jashtme gjermane.
“Kjo është nënvizuar në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve këtë vit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.
“Këtë javë, Shefat e Misioneve të Gjermanisë mblidhen në Berlin për Konferencën e 23-të vjetore të Ambasadorëve. Konferenca u hap me fjalimet e Kancelari Friedrich Merz dhe Ministrit të Jashtëm Johann Ëadephul. Gjatë ditëve në vijim, Ambasadori Jörn Rohde dhe kolegët e tij mblidhen së bashku për të formësuar drejtimin e politikës së jashtme të Gjermanisë dhe për të nxitur bashkëpunim të fortë me partnerët tanë në mbarë botën”, përfundon njoftimi nw rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




