Ambasadori amerikan në Izrael: SHBA dhe Huthitë vijojnë të ruajnë armëpushimin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Mike Huckabee, deklaroi se armëpushimi mes SHBA-së dhe Huthive në Jemen mbetet në fuqi.
Në një intervistë televizive, Huckabee tha se “SHBA dhe Huthitë ende kanë një armëpushim. Kjo është një gjë e mirë.”
“Ajo që kemi me siguri është një përleshje mes Arabisë Saudite dhe Jemenit, por ajo nuk është përhapur vërtet në mbarë rajonin. Kjo është lajmi i mirë,” u shpreh Huckabee për Newsmax.
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh të shtunën se Huthitë i ishin drejtuar Uashingtonit, duke i kërkuar që të mos ndërhynte në konfliktin e tyre me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.
SHBA dhe Huthitë, të mbështetur nga Irani, arritën një armëpushim në maj 2025, pas një fushate sulmesh amerikane që synonte të ndalonte sulmet e Huthive ndaj Izraelit dhe anijeve në Detin e Kuq.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




