Ambasadori britanik: Kosovës i duhet Kuvend dhe Qeveri funksionale, liderët të bashkëpunojnë

Kosovë | 2 vite më parë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të mbajtura mbi dy muaj më parë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hargreaves ka theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale, ndërsa u ka bërë apel liderëve politikë që të veprojnë në interes të vendit.

“Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve në Kosovë, vendi ka urgjentisht nevojë për një Kuvend dhe një qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që udhëheqësit e tyre politikë të punojnë së bashku në interesin kombëtar,” shkruan ambasadori Hargreaves.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur procesi i krijimit të institucioneve paszgjedhore ende nuk ka arritur të finalizohet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme