Ambasadori i BE-së, Gonzato: Procesi i anëtarësimit s’ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit, por edhe me qasje që çojnë në ndryshime shoqërore

Sociale | 2 vite më parë

Rritja e cilësisë së punës dhe jetës nëpërmjet dialogut social dhe efektiv në Ballkanin Perëndimor, ishte fokusi i një aktiviteti rajonal që solli në Tiranë krerët e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social, Fondacionin Evropian të Trajnimit, Agjencinë Evropiane për Kushtet e Jetesës dhe të Punës dhe përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Diskutimi theksoi rëndësinë e dialogut social në përmirësimin e kushteve të punës, pajisjen e fuqisë punëtore me aftësitë e duhura dhe zgjerimin e mundësive për të rinjtë përmes nismave si ‘Garancia Rinore’.

“Kur vizitoj projektet e financuara nga Bashkimi Evropian në të gjithë Shqipërinë, dëgjoj shqetësimet e të rinjve për pasigurinë në punë, mungesën e arsimit cilësor dhe ndikimin e korrupsionit në karrierën e tyre. Dialogu social, duke përfshirë biznesin, sindikatat dhe OSHC-të, mund të ndihmojë në adresimin e këtyre sfidave. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim të rinjtë shqiptarë me iniciativa si Garancia Rinore dhe Plani i Rritjes. Procesi i anëtarësimit nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit – ai kërkon një qasje të të gjithëve, i cili duhet të çojë në këto ndryshime shoqërore. Dialogu efektiv social luan një rol jetik në këtë transformim,” tha në këtë takim Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, sipas një njoftimi për shtyp.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme