Amorim drejt shkarkimit, bookmakers-at kuotojnë kandidatët potencial, United-it i kanë kushtuar trajnerët 84.7 mln  £

Angli | 1 vit më parë

Ruben Amorim duket se ka arritur në fundin e aventurës së tij në “Old Trafford” pasi bilanci i tij si trajner i “Djajve të kuq” është katastrofik.

Amorim ka drejtuar United në 31 takime në Premier League ndërsa ka mundur që të fitojë vetëm tetë prej tyre. Në dhjetë muajt e fundit, që prej momentit ku United e afroi, Amorim nuk ka mundur që të japi impulset e duhuara ekipit. Drejtuesit e United prisnin diçka më shumë në këtë sezon pasi kishin shpenzuar plot 216 milionë paund gjatë verës.

Edhe vendimi për të shkarkuar Amorim nuk do të ishte i lehtë për financat e klubit pasi trajneri ka një klauzolë në kontratë sipas së cilës në rast shkarkimi do të paguhet plot 12 milionë puand. Kujtojmë se për ta lënë të lirë 40-vjeçarin gati dhjetë muaj më parë Sporting i Lisbonës u pagua nga United me rreth 10.6 mln paund. Amorim do të ishte tekniku i shtatë i shkarkuar nga United që prej largimit të Sir Alex Ferguson ndërsa shpenzimet në total për teknikët mund të arrijnë deri në 84.7 milionë paund.

Për momentin nga klubi i United askush nuk është prononcuar për të ardhmen e Amorim, por bookmakers-at kanë ndezur shumë zërat e largimit të trajnerit portugez duke kuotuar disa emra të tjerë, të cilët mendohet të jenë zëvendësuesit potencial. Në krye të listës qëndron trajner i Crystal Palace, Oliver Glasner, i cili ndiqet nga ish-komisari teknik i Anglisë, Gareth Southgate, Marco Silva (trajneri i Fulham-it) dhe Andoni Iraola (trajneri i Bournemouth).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme