Amorim i “mbyll” karrierën Rashfordit: Më i mirë është trajneri

Angli | 2 vite më parë

Në 11 takimet e fundit Markus Rashford nuk ka qenë asnjë herë i grumbulluar nga Junajtid dhe e ardhmja duket larg “Old Trafford”. Në ditët e fundit sulmuesi anglez është thënë se ka pranuar edhe ulje page në mënyrë që të largohet nga Mançesteri.

Për të qartësuar edhe më shumë idetë e sulmuesit ka menduar edhe vetë trajneri i “Djajve të kuq”, Ruben Amorim. Ky i fundit pas fitores që mori skuadra e tij përballë Fulhamit koemntoi se: “Arseyja përsë Markus  nuk është grumbulluar është po e njëjta. Unë vlerësoj lojtarët që impenjohen si në stërvitje edhe gjatë ndeshjeve. Nëse nuk shikoj impenjim nuk grumbulloj askënd. Mendoj se për momentin më mirë aktivizoj Vital (63-vjeçar, trajneri i portierëve) se sa një lojtar që nuk jep maksimumin”.

Mes të tjerash Amorim ka thënë edhe se eksperienca në Mançester e ka konsumuar. Luzitani mbush nesër 40 vjeç, por tha se ndihet si 50 pas disa javëve në Angli.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme