Analisti Zogaj në “Trialog”: Molotovët e PD-së vonojnë rrëzimin e qeverisë

Politikë | 9 muaj më parë

“Dhuna në protestë, kush e ndezi shkëndijën?” ka qenë në qendër të emisionit “Trialog“ në RTSH në moderimin e Alba Alishanit. Analisti dhe publicisti i njohur, Preç Zogaj, u shpreh se çdo tentativë për të mohuar apo manipuluar atë që ndodhi është e kotë përballë dëshmive vizuale.

“Këto janë skena që monitorohen, filmohen dhe të gjithë i shohin. Asgjë nuk mund të fshihet. Asnjë narrativë, e kujtdo, nuk i zhbën dot imazhet e publikuara. Skenari është përgatitur në selinë e PD-së. Mbasi flet Saliu, jepet komanda dhe hidhen molotovë,” deklaroi Zogaj.

Në analizën e tij, Zogaj vlerësoi se përdorimi i molotovëve është kundërproduktiv për opozitën. Sipas tij, qeveritë nuk rrëzohen nga aktet e dhunshme të një partie parlamentare, por nga pjesëmarrja masive popullore apo humbja e numrave në Parlament.

“Molotovët e vonojnë rrëzimin e qeverisë. Qeveria ka rënë në ’91 kur u ngritën qindra mijëra njerëz dhe paralizuan vendin, dhe në ’97 kur qindra mijëra qytetarë dolën për paratë e humbura,” përfundoi Zogaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme