Analiza e Jamie Carragher: Liverpool nuk po luan si ekip i madh, Wirtz duhet të ulet në stol!

Njëri prej legjendave të klubit të Liverpool mendon se skuadra e Slot ka shumë probleme dhe në analizën e tij jep edhe një zgjidhje, e cila përkon me uljen në stol të një lojtari që i kushtoi ekipit nga “Anfield Road” plot 150 milionë euro verën që sapo kaloi.
“Nuk po shikoj një ekip të madh. Liverpool për momentin nuk po luan futboll, por basketboll. Unë nuk mendoj se ekipet e mëdha luajnë në këtë lloj niveli.
Unë i kam dhënë mendimin tim edhe trajnerit, për të cilin mendoj se është një teknik i madh. Por ekipi i këtij viti nuk ka lidhje me atë të sezonit të kaluar.
Me vendimin për të luajtur më përpara nuk kanë fituar asgjë vetëm sa janë dobësuar në mbrojtje.
Kanë shpenzuar shumë para në verë dhe nuk mund të luajnë kështu. Unë e vura re se diçka nuk shkonte edhe në ndeshjen kundër Neëcastle, i cili me një lojtar më pak i vendosi në vështirësi. Crystal Palace krijoi gjithashtu shtatë shanse të pastra për të shënuar. Trajnerit i duhet të marrë masa pasi një ekipi kampion nuk i shkon kjo performancë. Wirtz duhet të ulet në stol sepse për momentin është një rrëmujë e madhe”, tha Carragher për mikrofonin e “CBS Sports” pas humbjes që pësoi ekipi anglez në Stamboll.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




