Ancelotti dhe debutimi i tij në Kupën e Botës me Brazilin: Një nder

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

“Kupa e Botës si trajner i Brazilit është një përvojë e re, është diçka e re për mua. Sjell me vete shumë përgjegjësi, por është një nder të jem në gjendje të përfaqësoj këtë vend. Dua ta shijoj këtë moment”, tha trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes me Marokun, duke theksuar se ndihet shumë rehat në rolin e tij.

“Është një risi për Brazilin të ketë një trajner të huaj. Puna që kemi bërë dhe po bëjmë na vendos në një pozicion për të qenë konkurrues në këtë Kupë Bote. Jemi gati të luajmë në turne”.

Lidhur me favoritët e mundshëm, ai shtoi: “Spanja është një nga favoritët, por besoj se do të jetë një Kupë Bote shumë e ekuilibruar, ku disa ekipe do të kenë një shans për të shkuar deri në fund”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme