Ancelotti zbarkon në Brazil, sot bëhet prezantimi si trajneri i ri i Seleçaos

Carlo Ancelotti veshi një kapele të kombëtares së Brazilit kur mbërriti në Rio de Zhaneiro të dielën, në prag të prezantimit të tij zyrtar si trajneri i ri i Seleçao. Ai është i huaji i parë që drejton ekipin pesë herë fitues të Kupës së Botës me kohë të plotë në një shekull.
Trajneri 65-vjeçar italian mbërriti në Brazil pak para orës 21:00 me orën lokale dhe sot në orën 18:00 me orën lokale, së bashku me disa anëtarë të familjes dhe stafin teknik do të shpallë edhe skuadrën për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit të Amerikës së Jugut, të muajit të ardhshëm, kundër Ekuadorit dhe Paraguait.
Ancelotti mbërriti vetëm disa orë pasi Samir Xaud u zgjodh president i Konfederatës Braziliane të Futbollit për një mandat katërvjeçar. Zgjedhjet e së dielës shënuan fundin e një procesi të trazuar të zhytur në procedurat ligjore që hoqën Ednaldo Rodrigues si president të CBF. Megjithatë, ishte Rodrigues ai që punësoi Ancelottin nga Real Madrid.
Nuk pati asnjë mirëseardhje të organizuar për Ancelottin, me vetëm një tifoz të veshur me fanellën e Brazilit duke parë trajnerin të largohej nga aeroporti ndërkombëtar i Rios pasi mbërriti me një avion privat. Ai do të gjejë ngrohtësi më të madhe lokale në hotelin ku do të mbajë të hënën konferencën e parë për shtyp si trajner i kombëtares braziliane.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




