Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar: Andrea Berta do të jetë drejtori i ri sportiv i Arsenalit. Një tjetër italian në pozitat drejtuesi në Premier League.
Berta largohet nga Atletico Madrid pas 11 vitesh në të cilat ai kontribuoi, bashkë me Diego Simeonen, në rritjen e klubit spanjoll. Nën drejtimin e tij, “Colchoneros” fituan dy kampionate spanjolle (13/14 dhe 20/21), dy Superkupa të UEFA-s (12/13 dhe 18/19), dy Liga të Evropës (11/12 dhe 17/18) një Kupë Spanjolle (12/13) një Superkupë Spanjolle (13/14) dhe arritën në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë (2014) dhe në Milano (2016).
I kërkuar nga klubet më të mëdha të futbollit europian, emri i tij ishte edhe në listën e Milanit, në kërkim të drejtorit të ri sportiv. Berta ka vendosur të nisë një aventurë të re tek Arsenali. Në orët në vazhdim pritet të vijë njoftimi zyrtar i klubit londinez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



