Anëtarësimi në BE, sipërmarrja kërkon mbrojtjen e prodhimit vendas
Sipërmarrja shqiptare kërkon të informohet për krijimin e pozicioneve negociuese të vendit për mbrojtjen e prodhimit vendas. Përfaqësuesi i saj, Alban Zusi, e sheh të rëndësishëm këtë aspekt në procesin e përshpejtuar të anëtarësimit në BE.
“Nuk jemi thirrur për të thënë se cilët janë sektorët, industritë apo produktet për të cilët ju do të donit që ne të krijonim një pozicion negociues. Edhe pas hyrjes në BE ne duam që këto produkte, për një periudhë 2–3 vjeçare, të përshtaten me tregun, t’i mbrojmë me një sistem taksash. Ta lejojë mbrojtjen nëse i thua se mund të humbas p.sh. 10 mijë vende pune”, u shpreh z. Zusi.
Sipas tij, ky është momenti që të vlerësohet edhe pesha e industrive në vend.
“E gjithë industria e ushqimit mund të shkojë në 40–50 % e ekonomisë kombëtare, pasi përveç prodhimit bujqësor, kemi industritë përpunuese të mishit, perimeve, frutave, lëngjeve, fabrikat e vajit të ullirit etj.”, tha z. Zusi.
Ditët e fundit, përmes medies e njoftimeve publike zyrtare, është bërë e ditur shpallja e konsultimeve publike për një sërë ligjesh që prekin sipërmarrjen, sipas bisedimeve për kapitujt përkatës.
“Kam qenë në disa ekipe konsultative për çështjet e integrimit. Të ketë takime të rregullta mujore, ku të thuhen gjërat dhe të ketë raportime të rregullta për çfarë ndodhi”, tha ai.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




