Angli, pas vdekjes së futbollistit tifozët peticion për të shembur muret pranë fushës

Ish-lojtari i Arsenal, Billy Vigar, humbi jetën pas një aksidenti tragjik në fushë ku u përlas me muret rrethuese.
21-vjeçari pësoi dëme në tru teksa luante për ekipin e Chichester City pasi u përplas me murin që ndodhej në fushë. Mjekët tentuan gjithçka për ta mbajtur në jetë duke e futur në koma artificiale, por tentativa e tyre nuk mjaftoi.
Chichester luante në transfertë përballë Wingate and Finchley në Londër. Lojtari përplasi kokën me murin në tentativën për të mbajtur topin në lojë.
Ky aksident ka shtyrë disa tifozë të futbollit që të nisin një peticion për të shembur muret pranë fushave. Deri më tani janë marrë rreth 1000 firma për atë që do të konsiderohet si “Vigar’s Law”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




