Anglia konfirmohet kampione e Europës, mund Spanjën me penallti

Futboll Bota | 1 vit më parë

Anglia është konfirmuar si kampione e Europës për femra, një eveniment që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH! Ekipi anglez mundi Spanjën me penallti, me Kelly që shënoi penalltinë fituese! Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, me Spanjën që mori epërsinë në minutën e 25-të me anë të Mariona Caldentey, por Anglia arriti përsëri të rikthehej me një gol në pjesën e dytë nga Alessia Russo.

Rezultati mbeti i pandryshuar edhe pas dy periudhave të kohës shtesë, dhe ndeshja u vendos me penallti. Anglia kështu doli fituese, ndërsa Spanja nuk arriti të tregohej e saktë nga penalltia, duke humbur tre nga katër përpjekjet e saj.

Anglia fitoi kështu Kampionatin Europian për femra për herë të dytë radhazi, një sukses i arritur më parë vetëm nga Gjermania.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme