Anglia përgatitet për të luajtur në 2.240m mbi nivelin e detit, WADA lejon “Tre luanët” të përdorin Viagra përpara ndeshjes me Meksikën

Përpara se të largohej nga kampi i tyre bazë në Kansas City, Tuchel tha se do të jetë e pamundur për Anglinë të përshtatet në kohë me lartësinë e madhe që i pret në Coyoacán të Mexico City-t.
Edhe pse ishin në dijeni prej ditësh se do të luanin takimin e tyre të radhës në mitikun Azteca, Anglia vetëm tani ka nisur që të bëjë llogaritë mirë për nivelin e vështirësisë që paraqet ndeshja me të zotët e shtëpisë, të cilët mbështeten në entuziazmin e tifozëve, mbrojtjen hermetike dhe… lartësinë mbi 2.240 metra ku ndodhet impianti.
Për mungesën e oksigjenit mjekët e Anglisë me shumë mundësi do të përdorin viagrën.
Ilaçi me recetë është më i njohur për trajtimin e mosfunksionimit erektil, por fillimisht u zhvillua si një medikament për tensionin e lartë të gjakut.
“Vitamina V” zgjeron enët e gjakut në mushkëri pasi bllokon një enzimë që i kufizon ato, gjë që është thelbësore në lartësi të mëdha.
Përqendrimi i ulët i oksigjenit e bën më të vështirë pompimin e oksigjenit në trup dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë.
Duke ulur presionin e gjakut në mushkëri, Viagra do të vonojë lodhjen e hershme dhe marramendjen që shkakton lartësia e madhe. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




