Anglia, trajnerja Wiegman: Tani le të festojmë

Futboll Bota | 1 vit më parë

Anglia fitoi Kampionatin Evropian për Femra për herë të dytë radhazi, duke mposhtur Spanjën në finale me penallti. Tri herë fituesja e Kampionatit Europian, Sarina Wiegman, trajnerja e Anglisë, rrëfeu për BBC Sport se ky ishte triumfi i saj më i vështirë: “Sidomos në fushë, me të gjitha sfidat që u përballëm kundër kundërshtarëve tanë. Që nga ndeshja e parë, ishte vërtet e vështirë. Ishte kaos, dhe të humbasësh ndeshjen e parë dhe pastaj të bëhesh kampione europiane është e pabesueshme”.

“Do të festojmë. Do të qajmë më vonë, kur ta kuptojmë. Ne dalim në fushë vetëm për të fituar çdo ndeshje dhe është vërtet bukur kur e bëjmë këtë. Isha vërtet krenare për ekipin dhe pashë sa shumë përpjekje bënë ekipi dhe stafi. Është thjesht e mrekullueshme të punosh me ta”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme