Ansambli Popullor i TKOB në “Folk on Tour” Koncert në Elbasan, repertori i pasur nga të gjitha trevat shqiptare

Pas disa koncerteve brenda e jashtë Shqipërisë, mbrëmjen e së martës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ndalesën e pati në qytetin e Elbasanit. Ky ishte koncerti i shtatë si kalendarit artistik “Folk on Tour”:
“Është e jashtëzakonshme, sepse kudo ku shkon Ansambli është një pasaportë e bukur e kulturës sonë. Sigurisht vlerat e jona janë të jashtëzakonshme dhe publiku kënaqet me folklorin tonë, me vallet tona, kënaqet me artistët,” tha Sokol Marsi, drejtues i Ansamblit Kombëtar të Këngëve e Valleve Popullore.
Për repertorin e sjellë me mjeshtëri nga grupi vokal, grupi i valleve, këngëtarët e solistët e valleve është punuar me shumë kujdes. Në çdo shesh qyteti derdhen ngjyrat më të bukura të këngëve, valleve, e kostumeve nga të gjitha trevat shqiptare.
Për qytetarët e Elbasanit ky koncert risolli nostalgjinë, trashëgiminë e vyer kulturore dhe artistike. Në sheshin Gensher të gjitha moshat u bënë bashkë, duke u shprehur që aktivitete të tilla të bëhen sa më shpesh për të zbukuruar mbrëmjet verore.
“Folk on Tour” do të vijojë gjatë gjithë gushtit me koncerte në Fier, Kavajë, Laç etj.
Gazetar: Enes Molla
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




