Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e pezullimit për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar Belinda Ballukun e cila ankimoi vendimin e GJKKO-së të dhënë më 22 nëntor të 2025-ës, për pezullimin e saj nga detyra e zv.kryeministres, njëherësh Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Apeli i Posaçëm, me trup trupi gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për pezullimin nga detyra të Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre.
Kujtojmë se në vendimin e saj, Gjykata e Posaçme vendosi gjithashtu edhe masën e ndalimit të daljes jashtë vendit të Ballukut.
Balluku është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me procedurat për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




