Arion Sulo në ‘Trialog’: Trump e ka ngritur shumë stekën, mund të vendosë veton në ‘Bordin e Paqes’

Aktualitet | 9 muaj më parë

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “Trialog” të gazetares Alba Alishanit në RTSH1 se me krijimin e Bordit të Paqes, presidenti amerikan e ka ngritur shumë stekën.

Duke iu referuar raportit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, Sulo tha se vendi i Shqipërisë është në BE dhe se Bordi i Paqes ka hasur në refuzime nga vendet e BE-së.

“Bashkimi Evropian është dera ku ne po trokasim. Është vendi ku ne duhet të shkojmë. Është gjeografikisht afër. Amerika është larg. Ka qenë gjithmonë larg edhe në 50 vitet e komunizmit. Bashkimi Evropian ka kushte, ka kritere.

Sot McAllister ka dhënë një konferencë për shtyp megjithëse me nxitim që më kujtoi konferencat para 2015-s të zyrtarëve që vinin në Tiranë. Sepse këto 10 vitet e fundit sikur nuk kanë kërkuar më asgjë. Si duket statura e McAllister apo stadi ku ka shkuar Shqipëria e bënte konferencën të tillë, i bënte pikat e prekura nga ajo shumë të rëndësishme dhe është kthyer kërkesa e llogarisë.

Një nga mesazhet që McAllister dha ishin pikat e sigurisë të përbashkëta. McAllister tha se politikat e Shqipërisë në çështjet e sigurisë duhet të jenë të përbashkëta me ato të BE-së”, tha Sulo.

Ai vuri në dukje se anëtarësimi në Bordin e Paqes nuk është çështja e parë që na kushtëzon raportin me BE-në. Sipas tij, Trump e ka ngritur shumë stekën dhe se “Bordi ka veton, ka Trumpin, është personalizuar komplet. Komiteti Ekzekutiv i Bordit janë Jared Kushner, Marco Rubio, janë të gjithë vartësit e Trumpit”.

“Kjo nuk është çështja e parë që na kushtëzon marrëdhënien me Bashkimin Evropian. Por është një nga sepse shtetet evropiane kanë qenë shumë të qarta. Kjo që thotë z. Zogaj është në Itali si debat për shkak të afërsisë së Melonit, Franca dhe Gjermania kanë qenë shumë të qarta. Merz ka qenë shumë i qartë në konferencën e Munihut kur tha se jetojmë në një botë të re, boshti dhe aleancat atlantike nuk janë më. Trump e ka ngritur shumë stekën. Bordi ka veton, ka Trumpin, është personalizuar komplet. Komiteti Ekzekutiv i Bordit janë Jared Kushner, Marco Rubio, janë të gjithë vartësit e Trumpit. Shtetet që janë aty janë me probleme demokratike”, deklaroi më tej Sulo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme