Arjon Sulo: Vendimi i SPAK për Gjokën, lajm i keq. Konflikt interesi mes institucioneve
Analisti Arjon Sulo e ka cilësuar si “lajm të keq” vendimin e SPAK për të kërkuar pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, ai argumentoi se ky vendim ngre pikëpyetje mbi marrëdhënien mes SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.
Analisti shtoi se ky vendim tregon një “korporativizëm mes SPAK dhe Gjykatës”, duke theksuar se Gjoka nuk ka kthyer asnjë vendim kundër SPAK. Sipas tij, ligji aktual i reformës në drejtësi përmban dy nene që i japin SPAK mundësinë të hetojë gjyqtarët, gjë që krijon një epërsi të padrejtë dhe konflikt interesi.
“Është një lajm i keq. Kjo vjen pasi u publikuan faktet enë media. Prokuroria e Tiranës çoi në SPAK vendimet e gjykatave greke dhe SPAK, pas një afati disa mujor, thotë që Irena Gjoka nuk ka qenë në dijeni të gjyqit dhe është parashkruar dhe ka pushuar çështjen, e ka çuar te gjykatësi paraprak. Në GJKKO është zonja dhe është konflikti interesit. Kjo tregon fatkeqësisht një korporativizëm mes SPAK dhe Gjykatës. Irena Gjoka nuk ka kthyer asnjë vendim të SPAK. Pse? Sepse ne në korpusin ligjor të reformës në drejtësi kemi dy nen që bëjnë të mundur që SPAK të hetojë gjykatësit. Ky është një konflikt interesi i pastër dhe ky nen duhet ndërruar patjetër sepse ka favorizuar epërsinë e SPAK ndaj gjykatës”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




