Armëpushimi në Rripin e Gazës – Pika e kalimit kufitar të Rafah pritet të hapet për këmbësorët

Botë | 9 muaj më parë

Qeveria izraelite ka bërë me dije se ka rënë dakord të hapë për këmbësorët pikën e kalimit kufitar të Rafahut mes rripit të Gazës dhe Egjiptit. Kjo vetëm pasi të përfundojë operacioni për gjetjen e trupi të pajetë të shtetasit izraelit që u more peng nga Hamas në tetor të 2023it.  Pika e kalimit kufitar të Rafahut ka qenë përgjithësisht e mbyllur që nga maji I 2024-ës kur ana palestineze e kufirit u vu nën kontrollin e forcave izraelite.

Kjo pikë e kalimit kufitar duhej të rihapej gjatë fazës së parë të armëpushimit mes izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas që nisi në tetor të vitit të shkuar. Megjithatë qeveria izraelit paraqiti si kusht kthimin e trupit të pengut të fundit, Oficerit të policisë Ran Gvili, vrarë në krye në detyrës kur Hamas sulmoi Izraelin dhe trupi I të cilit u mor në gaza nga grupi militant . 

Ushtria izraelite bëri të ditur një ditë më parë se kishte nisur kërkimet për eshtrat e oficerit në veri të Gazës dhe se operacioni do të zgjaste disa ditë. Zëdhënësi I Brigadave Ezedin Al Kasam, krahu i armatosur i Hamas, u shpreh se grupi kishte dhënë të gjitha informacionet dhe detajet që zotëronte në lidhje me vendndodhjen e trupit të Gvilit. 

Rihapja e Rafahut, një pikë jetësore e hyrjes së ndihmave në Gaza, është pjesë e kuadrit të armëpushimit që u njoftua vjeshtën e shkuar  nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë bisedimeve fundjavën që lamë pas, të dërguarit e Trump, Steve Witkof dhe Jared Kushner iu ushtruan presion zyrtarëve izraelitë që të rihapnin këtë pikë të kalimit kufitar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme