Arrestohen kushërinjtë pas konfliktit familjar në Tiranë, njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasit R. S., 20 vjeç, dhe B. R., 34 vjeç, pas një konflikti mes tyre.
Sipas Policisë, 20-vjeçari dyshohet se, gjatë përplasjes me kushëririn e tij, ka tentuar ta godasë me një armë artizanale në dukje luftarake. Ndërkohë, 34-vjeçari dyshohet se, para konfliktit, ishte përfshirë në një debat dhe kishte kanosur nënën e 20-vjeçarit.
Pas ndërhyrjes së uniformave blu, të dy shtetasit u arrestuan, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




