Arrestohet 36-vjeçari që helmoi çiftin e moshuar dhe vodhi para në banesë

Kronikë | 11 muaj më parë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Opportunity”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i identifikuar me inicialet I. K., i cili dyshohet se i ka administruar një sasi të lartë medikamenti qetësues (të dyshuar si valium) çiftit të moshuar, të afërm të tij, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Si pasojë e intoksikimit, dy bashkëshortët u dërguan fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, por aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Gjatë operacionit u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një telefon celular, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme