Arrestohet 64-vjeçari për kanosje në Tiranë

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një 64-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një grup xhirimi gjatë ushtrimit të detyrës. Në pranga ka rënë shtetasi S. I., 64 vjeç. Sipas Policisë së Tiranës, i arrestuari po kryente punime pa leje pranë një burimi uji në fshatin Zbarqë, ku grupi i xhirimit kishte shkuar për të realizuar një kronikë.

“Pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të 3 shtetasve, me detyra përkatëse gazetar, operator dhe drejtues automjeti, në televizionin Ora News, se gjatë realizimit të një kronike mbi problematikat me një burim uji (pus) në fshatin Zbarqë, Tiranë, ishin kanosur për jetën, nga një shtetas që kryente punime te ky burim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan autorin e dyshuar të rastit, shtetasin S. I., 64 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

64-vjeçari u kap pak minuta pas kallëzimit të grupit të xhirimit, në zonën malore të fshatit Zbarqë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu pa leje, municion, si dhe një armë të ftohtë, në formën e një shufre metalike.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka nisur procedim penal edhe për shtetasin që kishte punësuar 64-vjeçarin, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes”.

“Më datë 11.08.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin për llogari të të cilit punonte 64-vjeçari, R. P., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprat “Shpërdorimi i tokës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes”, pasi dyshohet se ka hapur një burim uji (pus), pa leje, si dhe se ka kryer gërmime në mënyrë të kundërligjshme, për hapjen e një rruge”, njofton policia.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme