Arrihet marrëveshja, sulmuesi i Napolit transferohet tek Atletico Madrid

Giacomo Raspadori do të jetë lojtari i ri i Atlético Madrid. Diskutimet pozitive kanë vazhduar në orët e fundit, me të dy klubet që tani kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e ish-lojtarit të Sassuolos në skuadrën e Cholo Simeones.
Napoli dhe Atlético Madrid kanë arritur një marrëveshje të plotë. Transferimi vlerësohet 26 milionë euro: 22 milionë euro pagesë fikse dhe 4 milionë euro bonuse. Raspadori do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.
Në sezonin 2024/25, Raspadori bëri 26 paraqitje në Serie A, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë një asist. Pavarësisht se nisi shumë ndeshje nga stoli, sulmuesi italian arriti të lërë gjurmë, duke ndihmuar ekipin e Contes të fitonte titullin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



