ARRSH: Shpërthim i kontrolluar pranë Tunelit të Llogarasë, nuk do të bllokohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se, në kuadër të vijimit të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të Tuneli i Llogarasë, ditën e sotme në orën 12:00 do të kryhet një shpërthim i kontrolluar.
Sipas njoftimit, shpërthimi do të realizohet rreth 1150 metra nga dalja e tunelit, në drejtim të Palasës, me sasi të vogël eksplozivi, në funksion të hapjes së trasese së rrugës.
ARRSH bën me dije se procesi do të zhvillohet pa penguar qarkullimin e automjeteve. Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë gjatë kryerjes së shpërthimit.
Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



