Arsenal, Ceballos nuk heq dorë nga ëndrra

Mesfushori i Arsenal-it, Dani Ceballos, nuk heq dorë nga ëndrra Real Madrid.
Ceballos e ka kaluar këtë sezon i huazuar te Topçinjtë dhe në fund të sezonit pritet të kthehet në Madrid.
“Nuk kam folur me Zidane, ai është i përqendruar te lojtarët e tij. Kur huazimi im të përfundojë, unë do të jem përsëri një lojtar i Real-it. Objektivi im është të konfirmohem atje”.
“Kam qenë i detyruar të qëndroj larg fushave për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi, por kam punuar shumë për t’u kthyer. Kam patur një marrëdhënie shumë të mirë me Mikel Arteta-n, qëkur ai mori drejtimin e skuadrës”.
“Më ka dhënë besim dhe tani jam i përqendruar ta mbaroj sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të arrijmë objektivat e klubit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




