Art dhe pasion mbi argjendin, Lindita Musa, e vetmja argjendare grua në Shkodër

Sociale | 1 vit më parë

Në Shkodër mes zanateve që po i rezistojnë kohës është edhe ai i argjendarisë. Prej dekadash Lindita Musa është e lidhur fort me artin e metaleve të çmuara që mbetet pjesë e përditshmërisë së saj edhe sot.

“14-vjec jam futur në zanatin e artistikes, në repartin e argjendarisë dhe u dashurova me këtë punë”, u shpreh Musa.

Me kalimin e viteve puna në argjend ka ndryshuar por mjetet e saj  artizanale janë ende pjesë e punës së saj duke i dhënë çdo krijimi finesë të veçantë.

Në Shkodër Lindita Musa është e vetmja grua artizane e argjendit  një zanat i dominuar kryesisht nga burrat.

“Vështirësi kam pasur sepse shkrirja dhe rrahja e telave kërkonte forcë”, tha ajo.

Për Linditën puna artizanale mbetet zemra e këtij zanati që shpreson të mos humbasë me brezat e rinj. Lindita Musa vazhdon ta ushqejë me pasion artin e argjendarisë, sepse për të çdo punim është një histori e gdhendur në metal të çmuar.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme