Arti i Shkodrës në Galeri, ekspozita me veprat e fondit risjell piktorët e hershëm dhe bashkëkohorë

Kulturë | 1 vit më parë

Galeria e Arteve në Shkodër sjell në një ekspozitë të vetme veprat e piktorëve të vjetër dhe atyre bashkëkohorë, si një dëshmi e vazhdimësisë së shpirtit krijues të kryeqendrës së veriut. KRONIKE

Arti i Shkodrës në galeri, ekspozita me veprat e fondit risjell piktorët e hershëm dhe bashkëkohorë

Galeria e Arteve në Shkodër vijon të mbetet një hapësirë ku arti takon historinë dhe bashkëkohoren. Në ekspozitën më të fundit janë paraqitur vepra të përzgjedhura nga fondi i pasur i galerisë, ku ndërthuren punimet e mjeshtërve të periudhave të ndryshme me ato të artistëve bashkëkohorë.

“Me këtë periudhë kohe që është dhe pika kulmore e turizmit, të vizitueshmërinë në qytet dhe jo vetëm. Ne nxjerrim nga fondi koleksionin tonë të veprave me autorë të ndryshëm, kryesisht lokalë , por që janë më rëndësi kombëtare. Por janë pasuruar me emra dhe vepra të tjera dhe na kanë formuar një ekspozitë e cila këtë vit quhet “Në qetësi”, tha Fatmir Juka, Drejtor i Galerisë së Arteve në Shkodër.

Galeria mbetet një nga institucionet e rëndësishme të kulturës në kryeqendrën e veriut, ku ndërthurja e traditës me frymën moderne përcjell një përvojë të veçantë për çdo vizitor.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme