Aston Villa përmbys Chelsea-n, vendos Watkins

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Aston Villa përmbys Chelsean. Pavarësisht dominimit absolut të Bluve në gjashtëdhjetë minutat e para, Villans, të cilët nuk kishin gjuajtur kurrë në portë në pjesën e parë, u rikthyen për të fituar 2-1. Emery e zgjati serinë e tij të fitoreve në njëmbëdhjetë radhazi, një tregues i denjë për një ekip të madh.

Enzo Fernandez dhe Palmer kërcënuan që nga fillimi, por James ishte ai që zhbllokoi sfidën, 1-0 në minutën e 37-të. Villans u gjallëruan vetëm pas zëvendësimit të trefishtë të Emery-t, duke futur në lojë Watkins. Ai ishte heroi i rikthimit, me një goditje fati në minutën e 63-të për të firmosur për 1-1. Në minutën e 83-të, qendërsulmuesi siguroi fitoren 2-1

Formacioni i Emery mbetet i treti me 39 pikë, -3 nga Arsenali dhe -1 nga City, Maresca fundoset: Blues në vend të pestë(28) pas Liverpoolit (29).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme