Atletico Madrid-Barcelona, Simeone: Në fushë për të fituar sërish

Atlético Madrid nuk do ta mbrojë vetëm epërsinë 2-0 të arritur në “Camp Nou” në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, sipas Diego Simeones:
“Kur të fillojë ndeshja, askush nuk do ta kujtojë ndeshjen e parë. Rezultati është aty, por lojtarët do të dalin në fushë për të fituar”, tha trajneri i Atléticos në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së dytë kundër Barcelonës.
“E dimë çfarë duhet të bëjmë për të vazhduar të përjetojmë javë të tilla. Duhet të jemi të sigurt se cila mund të jetë rruga jonë”, shtoi ai, duke theksuar më pas cilësitë kryesore të kundërshtarëve të tij: “Barcelona pothuajse gjithmonë shënon gola, ne duhet ta çojmë ndeshjen aty ku e dimë se mund t’i dëmtojmë”, ka thënë mes të tjerash Simeone.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




