Atlético mposht Sevillan dhe arrin Barçën. Villarreal, “poker” dhe vendi i dytë

Atlético Madrid festoi në javën e 11-të të La Ligës. Colchoneros mposhtën Sevillan 3-0 në stadiumin Metropolitano, duke siguruar fitoren e tretë radhazi në ligë dhe duke përmirësuar pozicionin e tyre në renditje. Ata tani kanë 22 pikë, aq sa Barcelona, e cila do të përballet me Elchen të dielën. Julian Alvarez (penallti), Thiago Almada dhe Griezmann ndihmuan Simeonen të festonte në pjesën e dytë.
Ndërkohë, Villarreal mposhti Rayo Vallecanon 4-0. Moreno zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të, ndërsa rezultati u thellua në pjesën e dytë me Moleiro 56’, Comesana 58’ dhe Perez 65’ që kompletuan “pokerin”.
Kështu Villarreal konfirmoi fillimin e shkëlqyer të sezonit, tashmë me 23 pikë. Vallecano mbetet në 14 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




