Atletikë/ Kubheka bën historinë në sportet e rezistencës, i pari njeri që përshkon 100 km nën 6 orë!

Për sportet e rezistencës emri i Sibusiso Kubheka nuk do të harrohet kurrë pasi është i pari njeri që përshkon 100 kilometra nën 6 orë.
Vrapuesi i njohur nga Afrika e Jugut së bashku me Aleksandr Sorokin (Lituani), Jo Fukuda (Japoni), Charlie Laërence (SHBA), Ketema Negasa (Etiopi) i dhanë jetë kësaj gare të organizuar nga Adidas në Nardò Ring-un e famshëm të Italisë.
Cirkuti i gjatë 12.5 kilometra u zgjodh nga kompania gjermane e veshjeve sportive për të realizuar këtë garë të veçantë ku të gjashtë atletët ishin pajisur me me atlete të prodhuara për distanca të gjata.
Kubheka mundi që të kalonte finishin pas 100 kilometrash garë në kohën 5 orë 59 minuta dhe 20 sekonda pra plot 6 minuta dhe 15 sekonda më shpejt se rekordi i vendosur nga Aleksandr Sorokin.
Renditja
1.Sibusiso Kubheka, 5:59:20
2.Charlie Laërence, 6:03:47
3.Aleksandr Sorokin, 6:04:10
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




