Atletikë/ “New York Mararthon 2025”, Eliud Kipchoge për herë të fundit në një major

Evente Sportive | 1 vit më parë

Njëri prej atletëve, të cilët kanë bërë historinë në disiplinën e maratonës ka njoftuar se “New York Marathon 2025” do të jetë edicioni i fundit i një karriere plot medalje dhe rekorde.

Bëhet fjalë për Eliud Kipchoge, i cili javën që vjen bën 41 vjeç. Pas një karriere 13 vite të gjatë keniani, i cili është fitues i 16 maratonave nga 23 ku ka qenë pjesë, ka vendosur që të bëjë një hap pas.

“Nëntor, New York…  Ky vend ka qenë në mendjen time për një kohë të gjatë”, tha maratonomaku për Olympics.com. “Është koha që të jem atje përpara se të nis një tjetër rrugëtim ku do të vrapoj drejt gjërave të tjera”, tha Kimchoge, i cili pranoi se gara e nesërme do të jetë pjesëmarrja e tij e fundit në një “major”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme