Australian Open 2026/ Alcaraz fiton “maratonën” me Zverev, spanjolli një fitore larg triumfit në Grand Slam

Carlos Alcaraz është finalisti i parë i Australian Open 2026. Tenisti nga Mursia arriti që të mposhte Zverev në një ndeshje, e cila ngjante më shumë me një betejë se me një takim tenisi.
Alcaraz mundi gjermanin në pesë sete (6-4, 7-6, 6-7, 6-7 dhe 7-5) dhe bëri të vetën një takim, i cili hyn në hisotrinë e turneut pasi zgjati plot pesë orë e 27 minuta.
Në rast triumfi në finale, Alcaraz do të kompletonte kështu triumfin në Grand Slam pasi i mungonm vetëm fitorja në Melburn.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




