Australian Open/ Sinner fiton derbin italian me Darderi, kalon në çerekfinale

Sporte të tjera | 9 muaj më parë

Kanë mjaftuar 2 orë e 9 minuta që Jannik Sinner të mbyllë ndeshjen me rezultatin 6-1, 6-3 dhe 7-6. Italiani vazhdon kështu mbrojtjen e titullit.

I kotë reagimi i Luciano Darderi në setin e 3-të për të ndalur Jannik Sinner, numrit 2 në renditjen botërore. Mbajtësi i dyfishtë i titullit të Australian Open ka kaluar në çerekfinale me një tjetër paraqitje dominuese. Ai pati një rënie vetëm në setin e fundit, duke mbyllur llogaritë 6-1, 6-3 dhe 7-6.

Nuk pati histori në setin e parë, që Sinner e fitoi me lehtësi. Italiani tjetër nuk mundi ta përballonte tenisin agresiv të Sinner. Edhe seti i dytë ishte nën diktatin e numrit 2 të botës, që pati një rënie në setin e tretë, porn ë fund ia doli të mbyllte ndeshjen dhe të kualifikohej në çerekfinalen e turneut australian, ku do të përballet me Shelton ose Ruud.

Në çerekfinale të Australian Open ka kaluar edhe një italian tjetër, Mussetti, i cili eliminoi Fritz dhe tashmë do të sfidojë një emër të madh si Novak Djokoviç.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme