Autizmi me rritje në Lezhë- 80 fëmijë të diagnostikuar deri tani, por numri mund te jetë më i lartë

Sociale | 2 vite më parë

Autizmi po njeh një rritje të ndjeshme edhe në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 80 fëmijë të diagnostikuar, por mendohet se ky numër mund të jetë më i lartë, pasi shumë prindër ende nuk e pranojnë këtë gjendje tek fëmijët e tyre  duke mos i drejtuar ata  tek institucionet për trajtim dhe mbështetje. Shqetësimi është ngritur nga mjekia logopede Eranda Alcani, sipas të cilës pranimi i hershëm i diagnozës nga prindërit dhe ndërhyrja në kohë janë vendimtare për progresin e fëmijëve.

Eralda Alcani, mjeke logopedë u shpreh për RTSH-në, se “ sa më e hershme të jetë ndërhyrja aq më e favorshme është dhe për ne progresi për zhvillimin  e fëmijës. Është një shifër e frikshme e fëmijëve me autizëm. Kohë e fundit vihet re një ndërgjegjësim i prindërve për problematikat e fëmijës ndoshta dhe duke komunikuar me njëri tjetrin.  Është një sensibilizim më i madh se sa vitet e hershme dhe prindërit janë pionierë shumë të fortë të terapisë.”

Bashkia e Lezhës ka nisur një angazhim të ri për përfshirjen e fëmijëve me autizëm në institucionet kulturore dhe aktivitetet e tyre, duke synuar krijimin e një mjedisi më të hapur dhe mbështetës për këtë shtresë të shoqërisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme