Autobusi nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, 30 të plagosur

Kosovë | 1 vit më parë

Një aksident me 30 të plagosur ndodhi mbrëmjen e djeshme (19 gusht) në Gjermani, ku një autobus nga Kosova është përplasur me një kamion në autostradën Salzburg-Mynih.

Sipas informacioneve nga mediat gjermane, bëhet me dije se në autobus ndodheshin 41 pasagjerë ndërsa 30 prej tyre mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Si pasojë e aksidentit, autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua për disa orë.

Ndërkaq, sipas gjetjeve fillestare të policisë dyshohet se shoferi i autobusit e ka pikasur tepër vonë kamionin dhe ka manovruar për të shmangur përplasjen, e cila ka qenë e pashmangshme.

Dëmet në automjete kanë qenë të konsiderueshme, ndërsa fatmirësisht derimë tani nuk ka asnjë humbje jete.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme