Avioni i vogël përplaset në Aeroportin e Southend në Londër

Europë | 1 vit më parë

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Aeroportin e Southend në Londër.  Në një deklaratë, Policia e Londrës thotë se ishte njoftuar për incidentin në aeroportin e Southendit, relativisht të vogël, i cili është 72 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Imazhet e publikuara në mediat sociale tregojnë tymin e zi që buron nga vendi i përplasjes. Avioni i përfshirë në këtë incident thuhet se është i gjatë 12 metra.

Asnjë detaj se ku po shkonte avioni ose sa njerëz ishin në bord u shpalosën menjëherë.

“Ne jemi duke punuar me të gjitha shërbimet e urgjencës në vendngjarje dhe ajo punë do të vazhdojë për disa orë”, tha policia.

Deputeti i parlamentit britanik, David Burton-Sampson, u kërkoi njerëzve të qëndrojnë larg dhe t’i lënë shërbimet e urgjencës të bëjnë punën e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme