Avioturizmi 2025 në Gjirokastër, mbërrin avioni i parë sportiv nga Bari i Italisë

Aktualitet | 2 vite më parë

Këtë të shtunë, në aerodromin e Gjirokastrës u ul një avion turistik me fluturim direkt nga Bari, Italia.

Ky moment shënon nisjen e sezonit të ri të avioturizmit për vitin 2025.

Piloti i këtij fluturimi është vetë presidenti i Aeroclub Bari, i cili erdhi së bashku me një grup turistësh italianë për të zbuluar bukuritë e Gjirokastrës.

“Udhëtimi na shkoi mjaft mirë, falë edhe motit fantastik që na shoqëroi përgjatë gjithë fluturimit. Shijuam peizazhin e Vlorës, Tepelenës dhe sigurisht të Gjirokastrës, që është një qytet mjaft i veçantë dhe i bukur. Pista është në parametra të konsiderueshme, por ajo që do të dëshironim do të ishte lehtësia në përpilimin e dokumentacionit në një kohë sa më të shkurtër. Kjo do të sillte më shumë vizitorë nga ajri dhe Italia në qytetin tuaj. Kjo është hera e dytë që vij në Gjirokastër dhe sërish ndihme i mrekulluar,” tha Alessandro Carducci, shefi i Aeroclub Bari.

Në aerodrom ishin të pranishëm edhe turist të tjerë italianë nga Venecia, të cilët po punojnë në projekte konkrete për promovimin dhe zhvillimin e turizmit në Gjirokastër.

“Është hera e parë që vij në Gjirokastër. Ajo që pashe nga ajri do e cilësoja si një mrekulli. Do të vizitojmë qytetin dhe zonën historike, pasi kam dëgjuar shumë për të. Jemi pesë miq që kemi ardhur nga Italia dhe do të qëndrojmë këtu deri ditën e martë,” u shpreh një turist nga Italia.

Ky është avioni i parë me fluturim ndërkombëtar turistik për këtë vit dhe përfaqëson një hap të madh për zhvillimin e turizmit ajror në jug të Shqipërisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme