Bale: Doja vetëm të luaja futboll, por jeta te Galaktikët e Realit ishte e vështirë

Pasi u tërhoq nga futbolli (gjë që ndodhi në fund të Kupës së Botës në Katar), Gareth Bale filloi një fazë të re në jetën e tij, duke bashkëpunuar me transmetimet sportive dhe duke vëzhguar futbollin nga një tjetër perspektivë. I intervistuar nga GQ Magazine, ish-sulmuesi uellsian komentoi karrierën e tij, që nga ditët e para te Southampton, te përparimi i tij te Tottenham dhe Real Madrid.
Bale kujtoi vështirësitë që përjetoi te Real Madridi, duke e quajtur veten pak naiv: “Shumë shkojnë në Madrid për t’u bërë Galacticos, por unë doja vetëm të luaja futboll. “Nuk e kisha idenë sa e vështirë ishte jeta te Reali”.
Bale nënvizoi gjithashtu rolin e medias, imazhi i tij shpesh është shtrembëruar, edhe për shkak të zgjedhjes së tij për të mos mbrojtur veten. Golfi, i përmendur shpesh në gazeta, ka qenë në qendër të disa polemikave: Bale sqaroi se ai nuk luajti kurrë “tetë orë në ditë”, por vetëm në ditët e tij të pushimit.
Tani jeta e tij ka ndryshuar: familja vjen e para, e ndjekur nga golfi dhe shëndeti. Pavarësisht se nuk luan më, Bale mbetet i lidhur me futbollin, duke ndjekur të birin në fushë dhe duke bashkëpunuar me TNT Sport dhe CBS Sports Golazo.
Duke parë prapa, ish-sulmuesi thotë se është i lumtur me zgjedhjet që bëri: “Nuk do të ndryshoja asgjë. Ishte një karrierë që nuk e kisha imagjinuar kurrë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



