Balla në pritjen për festat kombëtare të Kuvajtit: Marrëdhënie të forta dhe turizëm në rritje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kuvajtit me rastin e 65-vjetorit të Pavarësisë dhe 35-vjetorit të Çlirimit të këtij shteti.
“Shqipëria dhe Kuvajti kanë marrëdhënie të shkëlqyera, ndërsa vit pas viti po rritet numri i turistëve kuvajtjanë që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook teksa e shoqëron me pamje nga ceremonia për festat kombëtare të Kuvajtit që përkujtohen më 25 dhe 26 shkurt, festa që nderojnë shpalljen e pavarësisë nga protektorati britanik më 19 qershor 1961.
Për shkak të temperaturave të larta në atë periudhë, festimet u zhvendosën në shkurt dhe u bashkuan me përvjetorin e ngjitjes në fron të Sheikh Abdullah Al-Salem Al-Sabah në vitin 1950, emiri i parë pas pavarësisë. Po në këtë muaj përkujtohet edhe fundi i Luftës së Gjirit dhe çlirimi i Kuvajtit nga pushtimi irakian më 26 shkurt 1991, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




