Protesta/ Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të premte (30 tetor) thirrjet drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë, ndërsa tubimet kundër tij vijojnë prej më shumë se dy javësh.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama, duke iu referuar “Sofrës së Gurtë”, u ka bërë thirrje studentëve të ulen në tryezën e diskutimeve për të shqyrtuar dhe gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre lidhur me arsimin.
Kreu i qeverisë ka përsëritur kështu ftesën për dialog, duke kërkuar që shqetësimet e studentëve të diskutohen përmes komunikimit me përfaqësuesit e qeverisë.
Ndërkohë, studentët protestues vijojnë prej më shumë se dy javësh tubimet, ku kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, studentët kanë refuzuar deri më tani të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




