Balla pas vendimit të Gjykatës Speciale: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet

Kosovë | 54 minuta më parë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit për dënimin me burg nga Gjykata Speciale e Hagës të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.

Me anë të një postimi në rrjetet  sociale, Balla e cilësoi vendimin si të padrejtë, duke theksuar se historia dhe kontributi i UÇK-së në çlirimin e Kosovës nuk mund të zhbëhen nga asnjë vendim gjyqësor.

“Ky vendim sot nuk është drejtësi. Nuk zhbëhet dot historia e lavdishme e UÇK kështu. Padrejtësi!”, shprehet Balla.

Ai shprehet se shqiptarët duhet të qëndrojnë në mbështetje të UÇK-së dhe të mbrojnë vlerat e luftës për liri. Balla kërkoi gjithashtu ndjekjen e të gjitha rrugëve juridike dhe ligjore për kundërshtimin e vendimit.

“Shqiptarët duhet të mbrojnë UÇK. Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë. Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të zhbërjes së këtij vendimi, sepse duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë si komb”, deklaroi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme