“Ballkani përballet me rreziqe”, Kurti: Konfliktet i shkakton autokracia në Beograd e lidhur me despotin në Moskë

Kosovë | 3 vite më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë dhe lidhjet e saj me Rusinë si përgjegjëse për shkaktimin e konflikteve dhe pasigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për raportin e Inteligjencës amerikane, Kurti tha se shkak i konfliktit në rajon është “autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotin në Moskë.” Për kryeministrin Kurti, konfliktet nuk janë ndër etnike, por “ato nxiten nga shtetet jo demokratike në rajon” duke drejtuar gishtin nga Beogradi dhe

“Konfliktet nuk janë nder-etnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jo demokratike edhe në rajonin tonë jo vetëm ne lindje të Evropës janë në rrezik për sigurinë dhe paqen por natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikur SHBA nuk mund ta di askush. Ajo çfarë bëjmë ne është që përgatitemi maksimalisht atë çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë Qendër Shtetërore për Siguri Kibernetike për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty”, tha Kurti.

Raport i fundit i Inteligjencës amerikane tha se “Ballkani po përballet me një situatë jo të lehtë dhe rreziqe të shumta mund ta kanosin sigurinë e popujve”, ndërsa ngre si shqetësim serioz “rritjen e nacionalizmit në rajon, gjë e cila mund të çojë në rritjen e akteve të dhunës në zona të ndryshme të Ballkanit”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme