Barça, Flick rikujton ndeshjen me Interin: Ne meritonim më shumë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së nesërme kundër Rayo Vallecanos. Ndër komentet e tij, trajneri rigjallëroi ambiciet e katalanasve për në Ligën e Kampionëve, pasi skuadra e tij arriti në gjysmëfinale sezonin e kaluar, për t’u humbur nga Interi i Simone Inzaghit.
“Objektivi është të fitojmë Ligën e Kampionëve. Mendoj se për të gjitha klubet si Barcelona, objektivi është të fitojmë Ligën e Kampionëve. Është gara më e mirë në të cilën mund të luajmë. Ky format i ri është i çmendur”.
“Ka ndeshje fantastike dhe secila prej tyre do tw jetw e ndryshme. Jemi të lumtur që po luajmë në Ligën e Kampionëve. Sezonin e kaluar luajtëm një gjysmëfinale të shkëlqyer dhe meritonim më shumë, por edhe këtë sezon do të jetë njësoj. Do të punojmë shumë për të. Nuk do të jetë e lehtë, por do të japim gjithçka”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



