Barça ndalet nga Betis

Futboll Bota | 2 vite më parë

Barcelona nuk e shfrytëzon plotësisht humbjen e Real Madriditm nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 me Betis, +4 ndaj formacionit të Ancelottit.

Ndeshja u duk menjëherë se shkoi mirë për katalanasit, të cilët shënuan me një veprim të shkëlqyer në minutën e 7-të: Yamal rikuperoi dhe shërbeu për Ferran Torres, i cili dhuroi një asistim për Gavi që nuk gaboi.

Megjithatë, 1-0 zgjati vetëm dhjetë minuta, sepse andaluzianët barazuan falë një goditjeje me kokë të Natan, i asistuar nga Lo Celso. Ndeshja u luajt vetëm në një pjesë të fushës, por skuadra e Pellegrinit arriti të rezistonte deri në sinjalizimin e fundit.

Barcelona duhet të kënaqet me një pikë dhe +4 ndaj Ancelottit. Pas gjashtë fitoreve radhazi, ja një barazim për Betisin, i cili tani rrezikon të bjerë në vendin e gjashtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme